Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur para Qeverisë së Kosovës, 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se Qeveria e Kosovës e ka braktisur vullnetin e qytetarëve. Sipas tij, këtë ekzekutivi e ka bërë dy herë.
“Siç e dini kjo Qeveri e Republikës së Kosovës e ka braktisur vullnetin qytetar dhe atë dyfish. Njëherë duke braktisur peticionin me mbi 205 mijë nënshkrime të vitit 2015 dhe 2016 kundër marrëveshjeve me Serbinë, veçanërisht asaj që është për Asociacionin dhe vullnetin e dytë atë të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021”, u shpreh Molliqaj.
Sipas Molliqajt, Kurti jo vetëm që e ka braktisur vullnetin e qytetarëve, por edhe e ka shkelur atë në mënyrë brutale, prandaj PSD edhe i ka vendosur nënshkrimet e qytetarëve para Qeverisë “që çdo ditë ai ta shkelë edhe me këmbë”.
“Jo vetëm që e ka braktisur, por e ka shkelur në mënyrë brutale atë vullnet politik, në marrëveshjen që është nënshkrua, praktikisht që është dakorduar e që do të nënshkruhet. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është edhe më i dobët se sa që ka qenë më herët, pra nuk ekziston më fjala kufi. Fjala Republikë nuk ekziston në askund, në asnjë rresht të asaj marrëveshje dhe po ashtu siç e dini ka hequr zyrtarisht dorë edhe më ia kërkuar njohjen Serbisë, pra jo vetëm që Serbia nuk na njeh, por tash ne jemi pajtuar që nuk e njohim atë”.
“Besoj që atë shkelje të vullnetit që e ka bërë në Bruksel kryeministri I Kosovës, ne sot këtu kemi sjellë nënshkrimet e mbi 200 mijë qytetarëve që çdo ditë ai ta shkelë edhe me këmbë, se le të bëhet sa më vizuale, le të bëhet sa më e dukshme dhe sa më e qartë që kryeministri aktual nuk përfaqëson vullnet politik. Në Kosovë tani ka edhe matje që janë bërë nga organizata kredibile që janë publikuar ditëve të fundit, 97% të respondentëve të Kosovës janë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe”./eo
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...