Google ADS

PSD thërret konferencë për media

22:18 | 30 Janar 2022
A. B.

Partia Socialdemokrate (PSD) nesër do të mbajë konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ku nuk janë dhënë më tepër detaje.

“Nesër, me datën 31 janar (e hënë), prej orës 10:00, PSD do të mbajë mbledhje të kryesisë. Më pas, në ora 13:00, do të mbahet konferencë për media në zyrën qendrore të PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, Nr 68”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj sot gjatë ditës është deklaruar për protestën e djeshme ku ai goditi me shuplakë një zyrtar policor. /arbresh.info/

lexo edhe:

Molliqajt i vjen keq për shuplakën që ia dha policit: Ishte shtyrje, jo goditje

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme