Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpall antikushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi ka karantinuar Komunën e Prizrenit.
“Sot u kuptua ajo që shumëkush e kishte ditur në momentin e skadimit të masave të para antikushtetuese. Të njejtën ditë u shpallën masat e reja. Antikushtetuese me qëllim”, ka thënë PSD në reagimin e saj.
Tutje shkruan se Gjykata Kushtetuese sot njoftoi se shpallja e Prizrenit zonë karantine shkel nenin 55 të Kushtetutës (Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore), dhe nenin 35 (Liria e Lëvizjes). Duhet përsëritur sërish se shkelja e Të Drejtave dhe Lirive Themelore është shkelja më e rëndë e Kushtetutës. Kësaj here, shkelja e bartë firmën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, por të gjithe e dimë se ky i fundit është instrumentalizuar nga lufta paranojake e Kurtit me Hashim Thaçin. Kosovës i duhen njerëz me integritet që e shikojnë ligjin para shefit. Buzëqeshja pastaj mirësevjen, transmeton arbresh.info
Postimi i plotë:
Qeveri recidiviste, Kuvend i papërgjegjshëm
Sot u kuptua ajo që shumëkush e kishte ditur në momentin e skadimit të masave të para antikushtetuese. Të njejtën ditë u shpallën masat e reja. Antikushtetuese me qëllim.
Gjykata Kushtetuese sot njoftoi se shpallja e Prizrenit zonë karantine shkel nenin 55 të Kushtetutës (Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore), dhe nenin 35 (Liria e Lëvizjes). Duhet përsëritur sërish se shkelja e Të Drejtave dhe Lirive Themelore është shkelja më e rëndë e Kushtetutës. Kësaj here, shkelja e bartë firmën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, por të gjithe e dimë se ky i fundit është instrumentalizuar nga lufta paranojake e Kurtit me Hashim Thaçin. Kosovës i duhen njerëz me integritet që e shikojnë ligjin para shefit. Buzëqeshja pastaj mirësevjen.
Gjykata Kushtetuese tërheq vërejtjen se Kuvendi ka qenë i detyruar nga Aktgjykimi i parë të nisë plotësim/ndryshimin e ligjit ekzistues. Me këtë rast Kuvendi ka dështuar në kryerjen e detyrave të tij Kushtetuese. Secili deputet është përgjegjës për këtë, duke filluar nga Vjosa Osmani.
Pikat 15,16,17 e 18 të arsyetimit flasin vetëm për një gjë: përpjekja kërcënuese që Kryeministri Kurti ka bërë ndaj Gjykatës Kushtetuese duke ndërhyrë në punët e saj.
Për të gjithë ata që këto shkelje i arsyetojnë me qëllimin e mirë të luftimit të pandemisë, Gjykata i ka rikujtuar Qeverisë Dokumentin Informativ të Këshillit të Evropës SG/Inf(2020)11 të datës 7 prill 2020. Ky dokument tërheq vërejtjen për ruajtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe Të drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
I rëndë dhe i papranueshëm është fakti që Kosova është bërë pjesë e listës së vendeve që ka cënuar Të Drejtat e Njeriut, dy herë me radhë, qëllimisht.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...