Ish sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, njëri prej zyrtarëve më aktiv në organizimin e protestave të Vetëvendosjes në të kaluarën, tha se PSD nuk e ka diskutuar fare brenda organeve të saj protestën e së shtunës që është thirrur nga VV.
“Nuk e kemi diskutu fare mosftesën për protestë. Nëse po flisni për diskutime formale brenda organeve, nuk ka qenë temë, ndërsa nëse pyesni nëse kam folur unë me ndonjë deputet tjetër, besoj që po”, tha Molliqaj.
Ndërsa sa i përket protestës, Molliqaj thotë se e sheh si aktivitet normal të një subjekti politik.
Ai thotë se as nuk kanë pasur ftesë nga Vetëvendosje, ndërsa thotë se nuk kanë as bashkërendim të çështjeve.
“Për me marrë pjesë në partitë e aktiviteteve të njëra tjetrës, ato gjithnjë shkojnë përmes bashkëpunimit, ftesave edhe bashkërendimit të çështjeve mes vete që me marrë pjesë në çfarëdo aktiviteti, qoftë edhe protestë. Ne as s’kemi pasur ftesë e bashkërendim të çështjeve”, tha tutje Molliqaj për KALLXO.com.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë për të shtunën e ardhshme, më 29 shtator.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?