PSD nesër proteston kundër ardhjes së kryetares së Gjykatës Speciale

15:21 | 28 Nëntor 2023
E.G

Partia Social Demokrate (PSD) ka paralajmëruar protestë nesër (29 Nëntor) kundër ardhjes së kryetares së Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Protesta do të zhvillohet në ora 14:00 para hotelit Sirius, shkruan Arbresh.info.

“Nesër protestojmë! Edhe sot, më 28 nëntor kur te gjithë po frdtojme, kjo gjykate qe thirret ne emer te popullit, po i vazhdon seancat e gjykimit. Neser po protestojme kunder vizites se kryetares se kesaj gjykate. Nuk duhet ta normalizojme kete pdrejtesi.”, ka shkruar anëtari i kësaj partie, Nol Nushi në Facebook.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova sot viziton Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur, Policia e Kosovës e cila thotë se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare, do të ndërprehet përkohësisht qarkullimi i trafikut.

“Më 28 nëntor 2023, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.”, njofton policia./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kryetarja e Dhomave të Specializuara viziton Kosovën, policia njofton për ndërprerje të qarkullimit të trafikut

 

Të ngjashme