Google ADS

PSD mohon se i ofroi ndihmë Veselit për tu bërë Kryeministër pas largimit të Haradinajt

18:34 | 7 Gusht 2019
L G

Shefi i PDK’së Kadri Veseli, partia e të cilit, sipas disa sondazheve, po lufton për vend të tretë në skenën politike, ka thënë sot se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt i është ofruar posti i kryeministrit për ta çuar deri në fund mandatin e institucioneve.

Veseli nuk ka treguar se kush ia ka bërë këtë ofertë dhe kur. Por, pak minuta më vonë mediat raportuan se partia e cila i ka bërë këtë ofertë Veselit ka qenë PSD’ja e Shpend Ahmetit.

Sipas këtyre raportimeve, ata e kishin bërë një ofertë të tillë për ta bërë Aida Dërgutin kryetare të Kuvendit.

Por, këto raportime i kanë demantuar në Partinë Socialdemokrate.

Zëdhënsja e PSD’së, Natyra Kuçi i ka thënë Gazetës Express se raportimet janë të pavërteta.

“Janë të pavërteta raportimet”, ka thënë Kuçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme