Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka mbajtur aksion simbolik afër ndërtesës së Qeverisë.
Anëtarja e Kryesisë se PSD-së, Donjeta Demolli gjatë këtij aksioni tha se Qeveria e Kosovës nuk ka lëvizur gjendjen e mjerueshme të punëtorëve që ka qenë, raporton Arbresh.info.
“Ndërsa punëtorët e ndërtimit punojnë dhjetëra metra mbi toke pa siguri fizike, me paga t’ulta, e pa sigurim shëndetësor. Qeveria e Kosovës nuk e ka lëvizje gjendjen e mjerueshme që e ka gjetë, as per një centimeter. Sa ishte opozitar Albin Kurti na fliste për solidaritet e organizim, sot praktikat shfrytëzuese fillojnë ne zyrën e tij”, tha Demolli,.
Sipas saj, qytetarët e Kosovës vetëm po shfrytëzohen nga shteti, duke shtuar se kjo është arsyeja pse po dalin jashtë vendit.
Po ashtu, ajo potencoi se vetëm në gjashtë mujorin e këtij viti, 12 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës, madje theksoi se rregullorja e sigurisë nga Qeveria anashkalohet.
“Sot rregulloret e sigurisë anashkalohen, shfrytëzimi është i shfrenim e punëtorët rrugëdaljen e vetme e shohin përmes ambasadave, përmes migrimit. Vetëm ne 6 muaj e pare te këtij viti 12 punëtorë e kane humbe jetën ne vendin e punës. Një nga ta ndërsa ishte duke punu ne një projekt te qeverisë. Për ketë qeveri, këto raste janë veç numra regjistrash ne spitalet e shtetit”, shtoi ajo.
Ajo bëri thirrje Qeverisë që ta njoh kontributin e punëtorit dhe ti korrigjoj padrejtësitë që përballen ata.
Na sot përmes këtij aktiviteti i bëjmë thirrje qeverise ta njohe kontributin e punëtorit dhe ti korrigjoje padrejtësitë sistematike me të cilat përballen ata. Arsyeja pse zani i punëtorit është sot i padëgjum, te drejtat e tyre të shpërfillna dhe betejat e tyre te padukshme është se qeveria e Kosovës nuk angazhohet për ta. Paga minimale vazhdon me qenë e njëjtë, e qeveria vazhdon me refuzu taken nda biznesit. Barrën e inflacionit po e merr punëtori, privilegjet qeveritari.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...