Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë konferencë lidhur me protestën e thirrur për të shtunën, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi përmes Facebook-ut, shkruan arbresh.info.
Kuçi ka shkruar se në konferenca që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku do të flasë kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
“Sot, me datën 28 janar (e premte), duke filluar nga ora 12:00, Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media në lidhur me protestën e 29 janarit. Konferenca do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të flasë kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj”, ka shkruar Kuçi.
Ndryshe, PSD ka paralajmëruar se të shtunën do të protestohet kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...