Anëtari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Nol Nushi në një konferencë për medie ka folur për vdekjen e të riut në qendrën e konvikteve gjatë qëndrimit në karantinë.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka folur për këtë çështje as pas më shumë se një jave, shkruan arbresh.info.
“Sot janë bërë 8 ditë që kur i riu nga Gjilani ka humbur jetën tragjikisht në qendrën e konvikteve në karantinë dhe nga ky rast u bë që gjithë vëmendja të kthehet nga kjo qendër duke u prezantuar edhe shkelje të shumta. Po kaq ditë janë bërë që kur kryeministri i Kosovës nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë rast, ai del para publikut edhe për tema më banale por për këtë rast ka heshtur, njëjtë ka vepruar edhe ministri Vitia i cili gjatë pandemisë u shfaq si një yll televiziv por ka kohë që nuk është paraqitur para publikut”, ka thënë ai.
Nushi ka shtuar se sa më shpejtë duhet të ndiqen fajtorët e rastit.
“Hetimet për këtë rast duhet të jenë urgjente dhe rezultatet duhet të jenë tepër të shpejta. Ne ende nuk kemi një raport zyrtarë se çfarë ka ndodhur sepse nuk mungojnë as dëshmitarët e as dëshmitë. Personat që kanë qenë fajtor duhet të ndiqen penalisht, veç kësaj dy persona duhet të mbajnë përgjegjësi politike për rastin ministri Sveçla dhe Vitia, ne nuk po themi se janë fajtor dhe janë përgjegjës”, ka thënë ai.
Anëtari i PSD-së ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë dhe atij të Punëve të Brendshme.
“Dorëheqja e ministrit Vitia dhe Sveçla është një hap i parë që të sigurohemi që të jemi një hetim të pavarur dhe të pa ndikuar politikisht”, ka shtuar ai.
Ndryshe ditë më parë 26 vjeçari nga Gilani, Agon Musliu ka humbur jetën në qendrën e studentëve në Prishtinë teksa po qëndronte në karantinë pas kthimit nga Gjermania./arbresh.info/
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...