Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje që Kosova ta njohë Palestinën si shtet.
Në një komunikatë për media, ky subjekt politik ka thënë se lufta në Gaza po shkon drejt një gjenocidi.
“Konflikti në Gaza është një katastrofë që po shkon drejt gjenocidit. Janë rreth 36 mijë civilë të vrarë, më shumë se gjysma prej tyre fëmijë dhe pleq. Të gjallët janë nën gërmadha bombash, pa ujë, bukë, mjekë e ilaçe. Mbi 60 % e shtëpive janë shkatërruar, bashkë me tokën bujqësore dhe mjetet për peshkim. Një popull është i ekspozuar ndaj asgjësimit, nëse jo nga bombat, nga uria. Benjamin Netanyahu, gjithnjë e më shumë po i ngjan Millosheviqit. Atij i duhet lufta për ta ruajtur pushtetin. Ai është një autokrat që po izolohet nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë që të vërtetën mbi Gazën po ia fsheh popullit të tij. Për ta ruajtur pushtetin, nuk ka më mandat votash, ai qëndron në saje të gjakut dhe mizorive në Gaza”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Sipas PSD-së Netanayhut nuk i konvenon paqja sepse do të nënkuptonte fillimin e zgjidhjes mes dy shteteve.
“Kurse zgjidhja e tij për konfliktin është asgjësimi i Palestinës. Përpjekjet për armëpushim nuk duhet të jenë thjesht mohim i luftës. Duhet zhdukur shkaqet e luftës në mënyrë që ajo të mos përsëritet më. Në Palestinë si rrallëkund shihet aq qartë se paqja dhe liria janë e njëjta gjë. Paqja e përhershme është asgjë më pak se vetëvendosje për Palestinën. Pra, krijimi i kompaktësisë territoriale dhe njohja ndërkombëtare e shtetit”, thuhet tutje në reagim.
PSD-ja ka thënë se fushata e nisur nga Spanja, Norvegjia e Irlanda për ta njohur Palestinën si shtet duhet të fillojë edhe në Kosovë.
“Kush don paqe sot, emri i saj është liri dhe vetëvendosje për Palestinën. Së fundi, Spanja, Norvegjia e Irlanda njohën Palestinën si shtet. Një gjë të tillë pritet ta bëjë shpejt edhe Sllovenia. Fushata e filluar për njohjen e Palestinës duhet vazhduar edhe në Kosovë. PSD kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e Palestinës shtet, si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Sepse nervi human midis njerëzve do të jetë gjithmonë liria!”, përfundon komunikata e PSD-së.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...