Partia Socialdemokrate i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentarit Kadri Veseli, nga i cili ka kërkuar që të thërras urgjent një seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, për të disktuar për dialogun me Serbinë.
Në një postim në Facebook, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka shkruar se Kuvendi nuk ka kuptim të pushoj, por duhet të kthehet dhe të vazhdoj punën.
“Sot dorëzuam kërkesën për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit për shkak të diskutimeve rreth dialogut dhe rrezikut nga skenaret që po përmenden. Nuk ka kuptim që Kuvendi të pushojë. Kryesia duhet të mblidhet të hënën dhe të caktohet urgjentisht seanca”, ka shkruar Ahmeti.
Ndërkaq, në kërkesën e nënshkruar nga 12 deputetët e PSD-së, deputetët kanë kërkuar që Kuvendi të mbaj një seancë të veçantë të hënën nga ora 10:00.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës