Grupi Parlamentar i PSD-së ka propozuar sot që në Kuvendin e Kosovës të vihet si pikë e rendit të ditës, çështja e dialogut me Serbinë.
Visar Ymeri, deputet i PSD-së ka bërë këtë kërkesë në fillim të seancës së sotme duke thënë se arsyeja është se dialogu me Serbinë po vazhdon nga zyra e presidentit ndërkohë që siç tha, Kuvendi është totalisht i anashkaluar nga vendimmarrja, raporton arbresh.info.
“Dua ta ngris një çështje urgjente që ta kemi pikë të rendit të ditës, që është dialogu me Serbinë e cila po vazhdon nga zyra e presidentit dhe në të cilin Kuvendi është totalisht i anashkaluar nga vendimmarrja. Në mbështetje të nenit 65 të rregullores paraprake, ta diskutojmë sot si çështje urgjente e më pas do të propozojmë rezolutë, e ne propozojmë që vendimmarrja t’i bartet Kuvendit”, ka thënë Ymeri.
Grupet parlamentare të LDK-së dhe VV-së e kanë mbështetur propozimin ndërkohë që PDK-ja, AAK-ja e NISMA jo./Arbresh.info
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë