Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot zgjedhjet brenda partisë ku është votuar për kryetarin dhe Këshillin e ri Drejtues.
Kryetar i PSD-së është zgjedhur Dardan Molliqaj, i cili ka marrë 83.7% të votave.
Për zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes Facebook-ut edhe vetë partia.
“Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Siç njofton ky subjekt politik, ditëve të ardhshme pritet të bëhet zgjedhja e strukturave tjera të partisë.
Kujtojmë se kryetari i deritashëm, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë dhe ka refuzuar të zgjedhet në ndonjë pozitë tjetër drejtuese. Të njëjtën e ka bërë edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu. Të dy, tani mbeten vetëm anëtarë të thjeshtë të PSD-së.
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme