Google ADS

PSD: Janë dënuar më shumë se 300 mijë qytetarë, gjobat duhet të falen

11:36 | 21 Tetor 2022
K.B

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur një aktivitet pranë bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugovës.

Aty përsëri u ri përsërit kërkesa për faljen e gjobave gjatë pandemisë Covid-19.

Aktivisti i PSD-së, njëherësh krijuesi i Projektligjit për faljen e gjobave gjatë pandemisë, para mediave tha se Kuvendi i Kosovës është një institucion i cili do të duhet të ishte i hapur për qytetarët, por ne jemi këtu për ta dëshmuar se si ky kuvend praktikisht është mbyllur.

Nushi tha se ne jemi duke pritur për një përgjigje.

“Presim për përgjigje, dhe na kthehet një përgjigje shumë e varfër, duke na thënë ju lutem caktojeni një deputet që ta prezantoj këtë projektligj”,
tha Nushi para mediave.

Tutje ai bëri disa kritika edhe për deputetët e opozitës, nëse ky projektligj nuk votohet, sipas tij është shkelje e demokracisë, pasi po bie poshtë vullneti i 11 mijë qytetarëve që e kanë nënshkruar këtë peticion.

“Kam kritika edhe për deputetët e opozitës, pasi kjo është shkelje e demokracisë, jo vetëm ndaj neve qytetarëve, ne përfaqësojmë 11 mijë qytetar që me dëshirën e tyre e kanë dërguar atë ligj në kuvend, kjo tregon edhe njëherë që ky kuvend është i mbyllur”, është shprehur Nushi.

Javën e ardhshme do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, Nushi bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë këtë projektligj. /arbresh.info/

Të ngjashme