Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi në protestën që po mbahet kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëses Ekaterina Trendafilova.
Nushi tha se takimi i saj ishte i paralajmëruar për në orën 14:30, por sipas tij ajo me të marrur vesh që ka protestë është futur fshehurazi.
Nushi tutje tha se nuk guxojnë të lejojnë që krerët e shtabit të dënohen.
“Takimi është ftuar për në ora 14:30, nga Trendafillova, por siç po shihet ajo pasi kemi paralajmëruar protestë, është futur fshehurazi, e si duket edhe ata i ka ftuar të futen anej. Por ne nuk guxojmë të lejojmë që krerët e shtabit të përgjithshëm të na dënohen”, tha Nushi, përcjell Arbresh.info
Ai tha se dhe do të vazhdojë të protestojnë, pasi Gjykata Speciale dëshiron t’i dënojë ata.
“Dhe çdo ditë do të protestojnë sepse kjo Gjykatë po dëshiron t’i dënojë ata”, tha Nushi.
Ndryshe, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatësja Ekaterina Trendafilova, është duke mbajtur një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve.
Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...