“Në Kuvend ka kaluar në lexim të parë Ligji për RTK-në. Deri tash e dimë se ky medium ka shërbyer vetëm për pushtetin. PSD mendon se RTK duhet të jetë medium publik dhe i pavarur. Pa pavarësi financiare të RTK -së nuk mund të ketë pavarësi editoriale e menaxheriale. PSD propozon që RTK me hyrje në fuqi të ligjit të ri, të financohet drejtpërdrejt nga qytetarët përmes një tarife prej 20 euro në vit”.
Sipas deputetit të PSD-së, Dukagjin Gorani, ajo çka e dallon një medium publik nga ai shtetëror është pikërisht pavarësia editoriale.
“Ajo që e dallon një mediumi publik nga ai shtetëror është pavarësia editoriale. Një nga mënyrat e zgjidhjes është edhe rimendimi se si përzgjidhet bordi i RTK-së. Nga 11 sa janë, duhet të zvogëlohet në 7 ky bord. Vetëm mënyra e financimit nga qytetarët do të shpëtonte RTK-në nga pushteti. Problem kryesor i RTK-së deri tash ka qenë emërimi i anëtarëve të bordit nga përzgjedhjet politike”./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...