PSD nuk ka marrë ndonjë ofertë nga koalicioni LDK-AAK që të jenë pjesë e qeverisë së tyre.
Kështu ka thënë në një intervistë për abresh.info, Shyqiri Bytyqi nga Partia Social Demokrate, i cili tutje ka thënë se sikur të kishin një ofertë zyrtare nga ky koalicion së pari do ta shqyrtonin deri në nivelin më të gjerë të partisë, por që siç shton ai vështirë se do të kishin marr një aprovim që të bëhen pjesë e qeverisë, pasi që PSD nuk aludon të bëhet vetëm pjesë e pushtetit, por synon që të mund t’i implementojë politikat e veta socialdemokrate.
“Nëse flasim për qeverinë e re që pritet të jetë të shohim së pari nga vendimi i kushtetueses a do të hapë rrugë që të kemi një qeveri të re. Që të bëhemi real, e para, PSD-ja nuk ka marrë në adresën e saj zyrtare, kryesia e PSD-së nuk ka marrë ndonjë ofertë nga koalicioni i pritshëm për tu ulur, për ta shqyrtuar dhe për të marr një vendim se a do të jemi pjesë e kësaj qeverie a po jo. Ne kemi pas vetëm informacione nga mediat. Sikur të kishim një ofertë zyrtare do ta shqyrtonim së pari në organet tona në kryesi dhe pastaj në nivel më të gjerë të PSD-së, por vështirë se do të kishim marr një aprovim qe të jemi pjesë e qeverisë sepse PSD-ja në asnjë moment nuk aludon që të bëhet vetëm pjesë e pushtetit dhe e qeverisë, por synon që të ketë një hapësirë ku mund t’i implementojë politikat e veta social demokrate dhe progresive dhe të zë një hapësirë brenda vendimmarrjes në qeveri”, ka thënë Bytyqi për arbresh.info.
Bytyqi ka thënë se me AAK-në nuk kanë asnjë lloj bashkëpunimi në aspektin e koalicionit dhe se i kanë ndarë rrugët pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit.
“Ne kemi qenë në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit në koalicion me AAK-në dhe pas përfundimit të zgjedhjeve dhe rezultatit tashmë i njohur për PSD-në, ne nuk kemi asnjë lloj bashkëpunimi në aspektin e koalicionit pra janë nda rrugët pas rezultatit dhe tani funksionojmë si parti në vete me organizimin tonë të veçantë, nuk kemi ndonjë raport të padëshiruar me AAk por thjeshtë rezultatet kanë treguar se ne nuk do të jemi në një rrugëtim të përbashkët mirë po e ardhmja politike do të shohim si do të vejë tutje”, është shprehur Bytyqi.
Bytyqi poashtu ka thënë se do presin me kohë momentin se kur do të jenë zgjedhjet dhe do të shohin si mund të jenë më mirë me partneritet apo të garojnë të vetëm.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale ai ka thënë se deri në zgjedhjet e ardhshme do të jenë të gatshëm të konkurrojnë dhe t’i ofrojnë alternativë qytetarëve të secilës komunë.
Bytyqi në fund ka thënë se PSD-ja vërtetë ka aktivistë dhe anëtarë me vlera të larta, por që siç thotë ai pas përfundimit të zgjedhjeve është bërë një analizë e asaj që ka sjell një rezultat jo të pritshëm të garës së 6 tetorit
“Shume aktivistë të rëndësishëm dhe anëtarë të nivelin qendror për momentin janë kthyer në aktivist të thjeshtë derisa të bëhet një analizë e përgjithshme dhe të shohim ku kanë qenë defektet”./arbresh.info/R.Rexhepi/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...