U desh presioni nga ndërkombëtarët që më në fund presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të vendosë që të zhbllokojë punën e Komisionit Zgjedhor me anë të dekretimit të tetë anëtarëve të rinj të ardhur nga partitë politike.
Ndonëse ky vendim ka qenë i mirëpritur nga KQZ-ja, kjo nuk mund të thuhet edhe për partitë politike.
Mos dekretimi i anëtarëve nga një parti opozitare PSD dhe nga dy partitë në koalicion, NISMA e AAK, vuri në pah përçarjet brenda koalicionit.
Ishte i pari shefi i Grupit Parlamentar NISMA Socialdemorkate, Bilall Sherifi, ai që para mediave paralajmëroi se në raste se Presidenti nuk do të zgjidh këtë çështje, atëherë ai personalisht do të punojë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Por me këtë nuk po pajtohen edhe partitë e tjera të cilat mbetën anash në këtë proces.
E kontaktuar nga portali arbresh.info, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë se për momentin janë duke analizuar që këtë çështja ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese. Por, thotë se mosdekretimi i anëtarëve nga Presidenti, nuk ka të bëjë me rrëzimin e Qeverisë.
“Po ne jemi tu e shqyrtu këtë çështje dhe javën tjetër do të vendosim besoj për ta dërgua në Gjykatë Kushtetuese, jemi duke e analizu dhe diskutu më disa analist që merren më këtë, me pa cili është vendimi më i mirë. Ne do ta respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe vendimi për rrëzim të qeverisë nuk varet nga KQZ-ja. Rrëzimi mund të bëhet për shkak të mos qeverisjes së mirë, por jo për shkak të një emërimi në KQZ”.
Sipas Pantinës, nuk është qeveria ajo që vendosë për anëtar të KQZ-së, duke vënë në dyshim raportet mes partnerëve të koalicionit.
“Nuk është qeveria që vendosë se qysh duhet të ndahen ulëset në KQZ. Përderisa NISMA ka raporte të tjera me PDK-në ose me Presidentin, ne s’kemi lidhje me këtë çështje dhe s’ka të bëjë me qeverinë”, përfundon Pantina.
Mos dekretimi i anëtareve të këtyre grupeve parlamentare nga ana e Presidentit, duket se ka ardhur si rezultat i një ngatërrese gjatë interpretimit të Kushtetutës.
Të paktën kështu thotë profesori, Mazllum Baraliu, njëherit edhe ish-kryetar i KQZ-së.
Në një bisedë për arbresh.info, Baraliu ka shpjeguar gabimin që ka mund të jetë shkak i këtyre ngatërresave.
“Është një problem në interpretim të Kushtetutës, në nenin 113 dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku flitet për këtë çështje. Në Kushtetutë parashihet se 6 grupet më të mëdha të cilat nuk i kanë vendet e rezervuara atëherë ata duhet të dërgojnë nga një secila. Në një nen tjetër vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ndryshe, aty thuhet se çdo koalicion qeverisës kanë të drejt t’i dërgojnë nga dy kandidat. Pra jemi mes një shkronje dhe interpretimit, kjo çështje i takon për interpretim vetë Gjykatës Kushtetuese, duhet të tregoj edhe për vendimin edhe për shkronjën. Deri atëherë vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për tu respektuar”.
Sipas profesorit Baraliu, partitë të cilat kanë mbetur jashtë përfaqësimit të tyre në KQZ-ë, kanë të drejt që të mbledhin nënshkrime dhe këtë çështje ta dërgojnë në Gjykatën kushtetuese.
“Mbete që të interpretohet përsëri në Gjykatë Kushtetuese. Jemi në mes të një zgjidhje që duhet të gjendej në mes të dy anëve nga norma kushtetuese dhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duhet të vendos. Partitë nëse i mbledhin 30 deputetë atëherë kanë të drejtë ta çojnë këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese dhe pastaj Gjykata është e detyruar ta interpretoj”.
Kujtojmë se të enjten presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar 8 anëtarë të rinj të KQZ-së. Dy janë të LDK-së, dy të VV-së, ndërsa katër të tjerë nga radhët e minoriteteve. Jashtë kanë mbetur partnerët e koalicionit shkaku i mos koordinimit si dhe PSD-ja. /V.Selimi/Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend