PSD-ja me aksion para Qeverisë “60 milionë euro për bizneset zero euro për punëtorët”

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion para Qeverisë së Kosovës. Ata kanë zhvilluar një aksion lidhur me fondin që Qeveria ndau për bizneset kosovare. Në oborrin e objektit të Qeverisë ata kanë ngritur disa pankarta me mbishkrimin “60 milionë euro për bizneset, zero për punëtorët”, shkruan arbresh.info.