Google ADS

PSD-ja kërkon konsensus për dialogun, LDK-ja e LVV-ja zgjedhje

08:17 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Derisa Partia Socialdemokrate (PSD) ka propozuar një rezolutë përmes së cilës synohet arritja e konsensusit për dialogun me Serbinë, dy subjektet tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka dërguar në Kuvend një projektrezolutë me të cilën synon që të arrihet konsensusi ndërmjet partive politike për dialogun me Serbinë.

PSD-ja përmes kësaj projektrezolute ka kërkuar që opozita të ketë gjysmën e pushtetit në dialogun me Serbinë, kurse gjysmën tjetër partitë në pushtet. Megjithatë, një propozim të tillë nuk e kanë pranuar dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Këto dy parti kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Monitoruesit e procesit të dialogut thonë se arritja e konsensusit ndërmjet partive për këtë proces është vështirë i arritshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme