Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se drafti i Asociacionit në thelb e “zhbën” Republikën e Kosovës të 17 shkurtit.
Sipas tij, nga sot zhduket barazia mes qytetarëve e cila, siç thotë ai ka qenë e shprehur në simbolet e shtetit të Kosovës përmes yjeve, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, flamuri i ri i vendosur te Qeveria, përfaqëson atë që kryeministri i Kosovës e ka pranuar.
“Secili yll ka përfaqësuar një etni apo kombësi në këtë shtet të themeluar së bashku. Nga sot edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti, ai duhet të paraqet, për fatin tonë të keq, një realitet të hidhur dhe të dëmshëm për Kosovën dhe të reduktohet, siç edhe e patë, në ngritjen e re të flamurit që përfaqëson atë që kryeministri i Kosovës e ka pranuar e që është ndarja në thelb në etni, pra në etninë serbe dhe shqiptare”, tha ai.
Flamujt që aktivistët i hoqën, policia tentoi t’i marrë, mirëpo ata nuk ua dhanë duke bërë që të konfrontohen me Policinë./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...