PSD-ja fillon fushatën me programin e ri “Bazë”, Molliqaj prezanton modelin për zgjidhjen e problemeve

12:30 | 12 Tetor 2022
A Z

Partia Socialdemokrate ka filluar fushatën me programin e ri “Bazë”, me ç’rast kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbajtur konferencë për medie.

Molliqaj, duke prezantuar programin e ri të kësaj partie tha se në Kosovë gjithmonë është lënë të kuptohet se problemi kryesor i zhvillimit ekonomik kanë qenë probleme të individë apo partive, mirëpo sipas tij, problem i gjithë kësaj kanë qenë modelet ekonomike.

“Jemi këtu për me paraqit “Bazën” i cili është programi jonë për shumë fusha të rëndësishme. Ka vite në Kosovë që vazhdimisht është lënë me u kuptuar se problemet në ekonomi, mirëqenie e zhvillim janë probleme të individëve apo të partive. E vërteta është që problemi ka qenë modelet ekonomike të zhvillimit dhe mirëqenies, pra modelet kanë qenë gabim”, tha Molliqaj.

Po ashtu Molliqaj shtoi se problemi kryesorë në Kosovë nuk është korrupsioni, por shpërndarja e të mirës publike.

“Projekti tjetër i rrejshëm, pra që ishte korrupsioni. Thua se problemi kryesorë i Kosovës është korrupsioni, korrupsioni s’po na len me pa dritë, s’po lenë zhvillim edhe kjo po de pra që është e pa vërtet sepse gjendja e njerëzve në Kosovë nuk po ndërron. E vërteta sipas nesh për problemet që i ka Kosova janë që shpërndarja e të mirës publike është e pa drejtë”, tha ai.

Molliqaj shtoi se partia e cila e udhëheq gëzon simpatinë më të madhe në Kosovë, duke shtuar se PSD-ja është subjekti politik që ka anëtarësime më së shumti, raporton EO.

“Jemi subjekti i cili ka simpati shumë të madhe e cila për çdo ditë po shndërrohet në strukturim dhe anëtarësim. Jemi subjekti qe ka më së shumti anëtarësime brenda ditës e brenda javës”, tha Molliqaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme