PSD: Italia mbështet delegacionin shtetëror negociues për dialogun me Serbinë

18:32 | 21 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bashkëdrejtuesi i delegacionit shtetëror për dialogun Shpend Ahmeti, ka pritur sot në Prishtinë, ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi.

Shpend Ahmeti e njoftoi diplomatin italian me planin e punës dhe me përkushtimin e delegacionit shtetëror, për transparencë gjatë procesit të dialogut.

Duke e shprehur mbështetjen e Republikës së Italisë për dialogun, z.Piero Cristoforo Sardi përshëndeti konsensusin e arritur dhe formimin e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme