Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar sot një aktivitet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me këtë rast, PSD ia ka shtruar tepihun e kuq ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Sipas PSD, QKUK është vendi ku secili qytetar e ka vërejtur a ka pas ndonjë ndryshim nga qeveria e shpresës e 14 shkurtit.
“Të gjithë e dimë, në spitale asgjë s’ka ndërruar. Sepse ndryshimi nuk është propagandë as poezi. Ndryshimi përnjëmend është shëndetësi më cilësore, shëndet më i mirë i qytetarëve”, shkruan në komunikatën e PSD-së.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të PSD-së:
QKUK-ja është vendi ku secili qytetar e ka vërejtur a ka pas ndonjë ndryshim nga qeveria e shpresës e 14 shkurtit. Të gjithë e dimë, në spitale asgjë s’ka ndërruar. Sepse ndryshimi nuk është propagandë as poezi. Ndryshimi përnjëmend është shëndetësi më cilësore, shëndet më i mirë i qytetarëve.I kemi pas dy figura kryesore të pushtetit në shëndetësi. Rifat Latifi dhe Arben Vitia. Njëri nuk po zbret prej aeroplanit, tjetri drejtor në Spital Privat. Gjendja në QKUK sot është veç ma e rëndë: mungesë barnash thuajse menaxhimi i barnave është fizike kuantike, aparaturat s’punojnë ose u hyn uji, pacientët në lista të gjata të pritjeve. Ministri i Shëndetësisë lobon për Liberalizim të Vizave.E dimë që shëndetësia ka shumë probleme. As nuk presim ato të adresohen menjëherë.
Problemi është që puna as nuk ka nisur. Ministri nuk po shihet e angazhimi i tij s’po vërehet. Ne kemi sjellë këtë tepih të kuq për të. Ndoshta kështu do ta bindim që t’ia fillojë punës, mbase nxitet nga luksi e glamuri. Sepse deri më tani kemi parë një ministër i cili është totalisht jashtë realitetit. E realiteti është ky: çdo dy ditë largohet nga një mjek nga Kosova. Këta gjashtë muaj janë larguar 95. Deri në fund të vitit pritet që të largohen 200. Ne nuk po shohim asnjë lëvizje serioze apo hapa konkret nga ana e Qeverisë për të adresuar këtë problem. E në ndërkohë janë 600 mjekë të papunë. Ky është paradoksi i mospunës së kësaj qeverie. Angazhim as për të papunët as të punësuarit. Këto do të duhej të ishin arsye të mjaftueshme që sindikata e re e shëndetësisë t’i bashkohet protestës. E nuk e bën, sepse është mekanizëm i vendosur e i kontrolluar nga vetë pushteti.
Ndryshimi i 14 shkurtit që ka prodhuar veç disiplinë. Fajin për qeverisjen e keqe e menaxhimin e gabuar në shëndetësi shpesh ua kemi lënë punëtorëve shëndetësor. E të njëjtit megjithatë janë mirë të vlerësuar jashtë Kosovës. Andaj është koha e fundit që Ministri i Shëndetësisë të merr përsipër përgjegjësitë që i takojnë dhe të reagojë ndaj gjendjes alarmante. Ose le ta shkelë këtë hapësirë, ose le të jep dorëheqje. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...