Google ADS

PSD hap zyrë në Vushtrri

19:46 | 30 Nëntor 2018
A. B.

Partia Social Demokrate ka hapur zyrën e saj në komunën e Vushtrrisë. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin nën kryetari, Visar Ymeri dhe sekretarja e përgjithshme, Aida Dërguti, dhe koordinatorja e degës së Partisë Social Demokrate në Vushtrri, Mirjeta Ibishi.

Me këtë rast para të pranishmëve u shpalos rëndësia e politikave socialdemokrate nëpërmes një organizate të mirëfilltë demokratike.

“Mungesa e zgjerimit të rrjeteve të kanalizimit dhe ujësjellësit, shpërndarja e ujërave të zeza, pronat e zaptuara publike, ndotja e lumenjve, si dhe degradimi i trashëgimisë kulturore në Vushtrri, dëshmojnë më së miri nevojën e ushtrimit të politikave të munguara publike, sociale dhe mjedisore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin PSD-së.

“Politikat neo liberale të pasluftës që kanë thelluar varfërinë, rritur papunësinë në Republikën e Kosovës; kanë goditur edhe bujqësinë e Vushtrrisë, si një nga burimet kryesore socio-ekonomike të komunës. Me politikat e saj proteksioniste dhe të qëndrueshme në bujqësi, Partia Socialdemokrate ka alternativën ndaj tjetërsimit të tokave bujqësore dhe konkurrencës së padrejtë në agro-industri, në funksion të punësimit dhe të zhvillimit të bujqësisë për të gjithë”, thuhet më tej.

Sipas PSD-së “interesimi i sotëm i qytetarëve në Vushtrri për angazhim në Partinë Socialdemokrate, po shpërfaq çdo ditë e më shumë vullnetin mbretërues në Republikën e Kosovës, për bashkëveprim politik si aktivistë të barabartë, drejt ndërtimit të një shoqërie të nesërme të barabartë, thuhet në njoftimin e Partisë Social Demokrate”.

Të ngjashme