Partia Socialdemokrate ka paraqitur disa pika, përmbushjen e të cilave po i cilëson si të domosdoshme, në mënyrë që të parandalohet dhe të luftohet korrupsionit.
Kreu i kësaj partie, Shpend Ahmeti, theksoi se luftimi i korrupsionit është numër një në listën e prioriteteve të PSD-së.
“Besojmë se do të ndërtojmë sisteme që parandalojnë dhe dënojnë e kapin rastet e korrupsionit”.
“Transparenca radikale është një ndër sistemet më të mira në luftën kundër korrupsionit. Në Komunën e Prishtinës ne publikojmë çdo gjë dhe nuk ka asnjë dokument të Komunës se Prishtinës që nuk është publikuar”.
“Kjo është një prej mënyrave më të mira se si mbrohet paraja publike”.
Deputetja Shqipe Pantina tha se partitë në pushtet, PDK dhe AAK, por edhe LDK-ja që ishte në pushtet, nuk kanë paraqitur ndonjë strategji për luftimin e korrupsionit.
“Skandalet e fundit për punësime familjare nëpër ndërmarrje publike vetëm e vënë në pah një sistem që ka vënë rrënjët shumë më herët”.
“Sistemin gjyqësor e kanë degraduar duke ndikuar në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Ajo bëri të ditur se PSD është duke hartuar një strategji më të detajizuar, ndërsa paraqiti pikat kryesore që ndihmojnë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit; Organizimi i procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë, transparencë radikale në proceset gjyqësore, platformat online ku publikohen vazhdimisht emrat e personave të kontraktuar në sistemin gjyqësor, arsim, shëndetësi dhe administratë publike si dhe kontratat publike dhe krijimi i një task force në nivel të larte shtetëror që synim parësor ka shqyrtimin e të gjitha punësimeve dhe keqpërdorimeve në ndërmarrjet publike, njofton Klan Kosova.
Ahmeti dhe Pantina gjithashtu komentuan edhe situatën e krijuar së fundmi në Kuvend, me ç’rast thanë se nëpër seanca nuk po ia dalin të mblidhet as një kuorum i thjeshtë – problematike po e shohin qeverinë minoritare dhe opozitën minoritare, siç i quajti Ahmeti, si dhe mospjesëmarrjen e Listës Serbe./lajminet
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...