Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu e ka quajtur aksionin e sotme të Policisë në veri të vendit si të vonuar.
Ai përmes një statusi në Facebook këtë aksion të Policisë në komunat veriore të Kosovës e ka quajtur të vonuar.
“Çdo aksion kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës sikurse ky i Policisë së Kosovës në komunat veriore të Kosovës, jo që është i duhur, por është i vonuar”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Megjithatë, PSD thotë se e mbështesin dhe e konsiderojnë të qëlluar këtë aksion të Policisë.
“Ka 20 vite që në këtë pjesë të vendit krimi e kontrabanda zhvillohen lirshëm, e madje duke qenë të përfshirë në të edhe zyrtarë policorë e doganierë. Prandaj, e konsideroj këtë ndërhyrje të organeve të shtetit si hap të qëlluar”, ka shkruar tutje Sejdiu duke kërkuar që ta mbështesin njëri tjetrin.
Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka nisur një aksion në veri të vendit ku janë arrestuar disa zyrtarë shtetëror me dyshimet për kontrabandë dhe krim të organizuar.
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?