Vetëm një dit pa filluar zyrtarisht fushata dy partneret e koalicionit parazgjedhor AAK e PSD, janë bashkuar në një konferencë për media.
I pari që foli ishte përfaqësuesi i PSD-së, Visa Imeri.
Para mediave ai tregoj se puna e parë që do ta bëj ky koalicion pasi të vijë në pushtet është formimi i “Fondit Zhvillimor”.
“Ne këtë konferencë do ta bëjmë shpalosjen e disa pikave të programit prej 100% nga koalicioni jon. Me theks të veçant në programin tonë do të jetë zhvillimi ekonomik. Prodhimi eksporti që ofrojnë kompanitë në Kosovë ka nevojë për ndërhyrje në mënyrë që të ketë punësime më të mëdha. Ne i kemi paraparë disa masa për mes së cilës ekonomia e Kosovës do të ndikoj në zhvillim ekonomik. Një prej këtyre masave është fondi zhvillimor që do ta themelojmë menjëherë pas marrjes së Qeverisë. Fondi zhvillimor do të ju jap përparësi kompanive që do të krijojnë vende të reja punë. Ne do të investojmë në Trepçë, Energji e Telekom përmes këtij fondi. Krejt ata që kanë ide ne do të ju mundësojmë përmes këtij fondi në mënyrë që të krijohet mundësi për punësim”, u shpreh Ymeri.
Ndërsa në emër të AAK-së, Muhamet Spahiu tha se koalicioni i tyre do të ndihmoj bizneset edh ene çështjet e politikave fiskale.
” përves fondit të punësimit dhe të zhvillimit ne do të ndërmarrim edhe një ser masash që kanë të bëjnë më çështjet e politikave fiskale. Fokus kryesor do të ketë prodhimi duke i ulur taksat në 4% tekë ata që punësojnë një punëtorë. Do të lirojmë nga të gjitha tatimet produktet e eksportume. Bizneset prodhues do të ju subvencionohen prej 50% për ata punëtorë që janë aty. Tash do të krijohet një bord i ankesave për bizneset pasi deri tash janë ankuar vetën në ATK”.
Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 6 tetor. Ndërsa nga nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore ./arbresh.info/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz