Departamenti i Protokollit të Shtetit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme nesër do ta vendos flamurin e Republikës së Kosovës te Rrethi.
Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka bërë me dije se flamuri i Republikës së Kosovës do ta valojë përkrah atij kombëtar pasi të vendoset edhe një shtizë
Flamuri i Republikës së Kosovës ishte vendosur te rrethi i spitalit nga Komuna e Prishtinës që udhëhiqej nga Isa Mustafa, por atë e kishin hequr aktivistë të VV’së më saktësisht Sali Zyba që më vonë kishte shërbyer drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinë të udhëhequr nga Shpend Ahmeti.
Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti këto ditë është përballë me presion publik për vendosjen e flamurit, por ai e kishte hequr përgjegjësinë nga vetja duke thënë se me një gjë të tillë duhet të merret Kryeministri.
Por, këtë tani duket se kjo cështje do të zgjidhet ndryshe. Me këtë cështje do të merret Departamenti i Protokollit të Shtetit duke e vendosur flamurin e Republikës Sipas që mbulon cështje të tilla dhe është përgjegjës për organizimin e ceremonialeve shtetërore. Kjo është konfirmuar për Gazetën Express nga Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Konform ligjit nr 03/L-132, është kërkuar nga protokolli i shtetit ta zbatojë ligjin sipas kompetencave të tij dhe të bëjë vendosjen e flamurit shtetëror me rastin e festës shtetërore. Pra do të vendoset edhe një shtizë te rrethi kryesor i Prishtines, me parametra adekuate” thuhet në përgjigjen e MPJ-së.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...