Protestuesit për Aulon Zekën nisen drejt zyrës së ministrit të Drejtësisë (LIVE)

15:48 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Dy përfaqësues të nxënësve protestues që edhe sot po kërkojnë drejtësi për bashkëmoshatarin e tyre të vrarë, Aulon Zeka ia kanë mësyrë zyrës së ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët në qendër të Prishtinës duke qëndruar të ulur në udhëkryqin përballë Bankës Qendrore të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ata po brohorasin gjatë gjithë kohës “Drejtësi për Aulonin”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1545106055554481/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme