Protestuesit në Pejë, Gazmend Muhaxheri në Prishtinë

11:15 | 25 Shkurt 2019
Arbresh.info

Pikërisht në ditën kur në Pejë do të zhvillohet protesta nga banoret kundër ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardhë, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri  do të zhvilloj një ser aktivitetesh në Prishtinë.

Gjatë ditës se sotme ai pritet të ketë takime të njëpasnjëshme me Ministrit përkatëse të cilat ndërlidhen me çështjen e ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh.

Këtë e kanë  bërë të ditur për Arbresh.info, kabineti i Kryetarit të Pejës.

Kujtojmë se në kohen kur në Pejë do të filloj protesta në Prishtinë do të mbahet një takim mes Kryeministri, ish-Kryetarit të Pejës, Ali Berisha dhe disa banorë të zonës së Lumbardhit.

Arbresh.info do të ju mbaj të informuar live nga Peja.

Lexo edhe: Përfaqësuesit e Rugovës së bashku me Ali Berishën i shkojnë në zyre kryeministrit për Lumbardhin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme