Para stacionit policor në qendër të kryeqytetit po mbahet protesta kundër abuzimit.
Adelina Tërshani, njëra nga organizatoret ka thënë se edhe kur shteti u jep mirënjohje dhunuesve, janë për t’i mbështetur femrat.
“Gratë rrihen, vriten në rrugë, dhuna ndaj grave në këtë shoqëri është sistematike. Gratë akuzohen për padrejtësitë ndaj tyre. Kjo shoqëri hesht ndaj dhunuesve në Kosovë. E tash a duhet me e ul kryt e me hetu kështu. A nuk po tronditemi çdo ditë, që mu e qu me fol krejt bashkë. Na jemi ma shumë se viktima, e ju burrat jeni ma shumë se dhunues. Ky sistem që shtyp dhe vret, na duhet me ju tregu femrave se jemi këtu edhe atëherë kur ky shtet ju jep mirënjohje dhe dekorata dhunuesve. Përdhunuesit në burg”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Ndërsa Marigona Sharbiu një qytetare tha se përdhunues nuk është vetëm polici.
” Këtu nuk është përdhunues veç mjeku por krejt nga shteti, policët, mësuesit etj. Polici e ka përdhunuar pastaj mësuesi, e ne fund edhe ma krim ka bërë mjeku duke ja hequr fëmijën”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1246311692188641/
Edhe vëllau i Vasfies e cila ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës, lexoi postimin e saj.
“Unë e kam nda rrëfimin tim, dhe juve vajzave ju inkurajoj që të tregoni ngjarjet e juaja. Kërkoj nga institucionet të mirren me këto raste. Unë ju mbështeti”, ishin fjalët që i kishte shkruar Vasfija e të cilat i lexoi vëllai i saj.
Me thirrjet ‘marre’ e ‘dorëheqje’ për shefin e Policisë protestuesit janë duke vazhduar protestën ndaj rastit të Drenasit./arbresh.info
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...