Protestojnë sot punëtorët e KEK-ut

07:40 | 19 Qershor 2019
Arbresh.info

Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës ka vendosur që nesër të protestojë.

Punëtorët do të protestojnë nga ora 12:00 në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, para Zyrës Qendrore të KEK-ut, shkruan portali arbresh.info.

Sindikata kërkon Marrëveshje Kolektive në nivel të KEK-ut, Pagë jubilare jo vetëm për periudhën 2015-2017, revitalizim të Termocentralit Kosova A, Rishikimin e ligjit për paga aty ku përfshihen punëtorët e KEK-ut si dhe rritja e shujtës së ushqimit nga 1.74€ në 3.5€.

“Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut pas takimit të kryesisë ekzekutive Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës sot me datë 18.06.2019 vendosëm që më datë 25.06.2019 nga ora 12 në sheshin “Nënë tereza” para Zyres Qëndrore të KEK-ut të Protestojmë për :

1.Marrëveshjën kolektive në nivel të KEK-ut

2.Paga jubilare të jipen në Vazhdimësi jo vetëm për periudhën 2015-2017.

3.Rivitalizimi i Termocentralit Kosova A, jo dekomisionimi(mbyllja).

4.Rishikimi i ligjit për paga aty ku përfshihen punëtorët e KEK-ut si dhe rritja e shuajtjes së ushqimit nga 1.74€ në 3.5€.

Me respekt nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat Llumnica.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme