Punëtorët e sigurimit fizik në KEK protestuan në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të vazhduar më tej përpara zyrave të KEK-ut dhe objektit të Qeverisë së Kosovës.
Protestuesit në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejte, po sot!”, “Tenderi pasuron vetëm një pronar, ndërsa ne jemi një shoqëri e cila i takon KEK-ut”.
Protestuesit kërkuan kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut. Të njëjtit kanë kërkuar nga zyrtarë të KEK-ut që të dalin e të flasin me ta. Protestuesitkanë gjuajtur me vezë zyret e KEK-ut.
Ndërkaq, me të njëjtën kërkesë këta punëtorë kanë protestuar disa herë para KEK-ut e objektit të qeverisë./rtk
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën