Google ADS

Protestojnë ish-punëtorët e Rilindjes, kërkojnë t’u paguhet 20% dhe t’u njihet përvoja e punës

13:11 | 27 Shkurt 2023
A Z

Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” kanë protestuar sot në oborrin e objektit ku kanë punuar vite më parë.

Neglizhimi ndër vite i kërkesave të tyre nga institucionet e vendit, thonë se po i bën të ndihen të diskriminuar.

Ata kanë kërkuar që punëtorëve t’u paguhet stazhi i punës, 20-përqindshi si dhe t’u njihet përvoja e punës.

Zeqir Bekolli, ish-drejtor i gazetës “Rilindja”, ka thënë se kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër.

“Qeveria i ka derdhë mjetet për 20-përqindshin. Ka kohë që ka ndodhur kjo, edhe më tepër se një vit. Të gjitha procedurat për ndarjen e mjeteve dhe listave janë kryer. Agjencia Kosovare e Privatizimit vazhdon t’i shpërndajë mjetet e punëtorëve të gazetës dhe për neve kjo është shumë e habitshme”, ka thënë Bekolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme