Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, për shkak të mosaprovimit të kërkesës së tyre lidhur me rritjen e pagesës për ndërrimin e natës.
Me këtë rast kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli tha se Qeveria e Kosovës duhet ta kthej kokën nga shëndetësia.
Ai tha se infermierët paguhen 18 euro në një ndërrim të natës, dhe infermierët kemi kërkuar që të rritet në 36 euro.
“Siç e kemi paralajmëruar kjo është protestë simbolike. Qeveria duhet ta kthej kokën nga shëndetësia, kërkesat tona me kohë janë bërë të ditura dhe tani ne jemi për t’i bërë thirrje edhe një here Qeverisë së Kosovës nga këtu. Ne jemi një komunitetet që duhet të trajtohemi ose sot ose kurrë. Kjo protestë është e fuqishme, këta heronjtë paguhen 18 euro në një ndërrim të natës, dhe ne kemi kërkuar që të rritet në 36 euro. Këto kërkesa nuk kanë të bëjnë me rritjen e rrogave por një motivim”, ka thënë ai.
Dhe në fund ia dorëzuan Qeverisë së Kosovës 18 mantela.
“Po i dorëzojmë 18 mantela në Qeveri dhe i ftoj 18 anëtarë nga kabineti i Kryeministrit Hoti që të vijnë në kujdestari të natës dhe t’i veshin edhe rrobat për mbrojtje nga koronavirusi dhe ta shohin se a ja vlen të shtohen këto 18 euro”, tha ai./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...