Protestojnë edhe punonjësit e KEK-ut e KOSTT-it , si dhe të Postës, kërkojnë mosdekretimin e Ligjit për paga
Korporata Energjetike e KEK-ut, ka protestuar sot në shenjë revolte për futjen e punëtorve të KEK-ut në ligjin për paga.
Nexhat Llumnica, nënkryetar i Sindikatës së KEK-ut, ka thënë se ky ligj nuk është për KEK-unë.
“Ne kemi dal me protestu për arsye se nuk jemi të kënaqur me futjen e KEK-ut, në ligjin për paga. Ne se pranojmë këtë ligj dhe jmi kundër. Ministri është dasht më dite që ky ligj nuk është për KEK-un, ne e dimë se nuk është i meritumi dhe në krye ka ardhur me pazare e me vota. Na këtu i bëjmë thirrje Presidenti mos të dekretoj këtë ligj e në veçanti ku flitet për KEK-unë. Nga kjo protestë ju bëjë me dije institucioneve që ne nuk do të rrimë të qetë dhe nuk e pranojmë këtë ligj dhe do të vazhdojmë me protesët e grevë deri në realizimin e kërkesës”, ka thënë ai.
E Lamir Balaja paralajmëroi institucionet se nuk iu bie mirë po të dalin ende në rrugë punëtorët e ndërmarrjeve publike.
“Ju kisha bërë thirrje gjithë atyre që mos me na i mbyll të gjitha dyert. Sot jemi dal me paralajmëru këtë protestë sepse ende se keni pa fuqinë e punëtorëve të ndërrmarrjeve publike. Mos të bëjnë gabime me na qitë në mënyrë më të keqe në rrugë. Dikush mundet mu kënaq që po na sheh sot në rrugë, por nuk ju bjen mirë atyre”, është shprehur ai, raporton arbresh.info.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini ka thënë se vendimet për puntorët po mirren pa i pyetur.
“Ne kerkojmë të rregullohen punët sipas ligjit dhe marrëveshjes, dhe kërkojmë që të drejtat tona të respektohen. Ne s’po kërkojmë lëmoshë, por njersën tonë. Gjithmonë kemi qenë dhe jemi për me mbrojt këtë vend por jo me abuzu me ne. Ne punëtorët kemi qenë prijës të zhvillimit dhe mbrojtjes së vendit. Po thërras që çdo vendim i cili do të mirret duhet të mirret mendimi i punëtorve”./abresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/292758871398989/
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin