Google ADS

Protestojnë banorët e dy fshatrave në Klinë, të pakënaqur më devijimin e trasesë së rrugës

09:02 | 29 Mars 2023
E.H

Rreth 60 banorë të dy fshatrave në Klinë, kanë protestuar dje duke shprehur pakënaqësitë e tyre, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ata protestuan për devijimin e trasesë së rrugës që kalon përmes dy fshatrave.

Nuk raportohet për ndonjë incident.

“Fsh. Gllarevë, Klinë 28.03.2023-17:00. Është raportuar se rreth 60 persona banorë të dy fshatrave kanë protestuar duke shprehur pakënaqësitë  e tyre  lidhur me devijimin e trasesë së rrugës që kalon përmes dy fshatrave. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme