Me helmeta në dorë kanë marrë rrugën drejt sheshit “Zahir Pajaziti” për të protestuar. E gjithë kjo për shkak të vdekjeve të shumta që po ndodhin në vendet e punës. Protesta filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Në rrethojat e këtij objekti ata vendosën 93 helmeta, për të kujtuar 93 punëtorët që humbën jetën në vendin e punës.
Në kërkim të përgjegjësisë për vdekjet në vendin e punës dhe masave për parandalimin e vdekjeve tjera të mundshme, u protestua para Qeverisë së Kosovës me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta e jona”.
Protesta filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Në rrethojat e këtij objekti ata vendosën 93 helmeta, për të kujtuar 93 punëtorët që humbën jetën në vendin e punës.
Organizatori i kësaj proteste, Kushtrim Mehmeti nga OJQ “Beyond the Wall” tha se gjendja momentale mund të konsiderohet gjendje lufte. Deklaroi se nëse institucionet nuk ndërmarrin masa, aktivitete të tilla do të vazhdojnë.
Gjatë kësaj proteste u bë kërkesë që të shtohet edhe numri i inspektorëve, që të parandalohet të tilla raste.
“Inspektorati po thotë se ka inspektime por s’ka rezultat. Shqetësuese se numri i inspektorëve është 40. ATK ka 400 sosh, që tregon se shteti për pare është i interesuar. Para vitit tjetër duhet me u shtu numri. Ata po shiten për një hamburger. Jeta e një punëtori nuk duhet të merret për një hamburger”, tha ai.
Gjatë kësaj proteste foli edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Isuf Azemi.
Ai, deklaroi se shteti nuk ka treguar interesim për rastet e tilla dhe edukimin e pronarëve të kompanive si dhe të punëtorëve.
Ndryshe, vetëm këtë vit, 18 persona kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. E për tu parandaluar këto vdekje duket se nuk po bëhet sa duhet. Për t’i mbikqyrur gjithë këto raste, në tërë vendin janë vetëm 40 inspektorë të punës.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...