Një grup qytetarësh po protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut për shkak të arrestimit të katër të rinjve serbë.
Në këtë protestë të paralajmëruar nga partia “Demokracia Serbe” që udhëhiqet nga Aleksandar Arsenijeviq po kërkohet lirimi i tyre, njofton Kossev.
Protesta po përcillet edhe me fishkëllima.
Policia e Kosovës kishte arrestuar mbrëmjen e së hënës katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin duke patrulluar.
Petrit Fejza, shef i operatives rajonale në Mitrovicë Veriore, bën të ditur për Klankosova.tv se të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në stacion policor, ku i është bërë alkool testi, i cili ka rezultuar se ishin në ndikim të alkoolit.
Të arrestuarit janë të moshës 21-23 vjeçare.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030