Google ADS

Protestohet para KPK-së me moton “Kundër shtetit që i vret gratë”

11:51 | 5 Prill 2023
A Z

Organizata Joqeveritare “Qika” ka protestuar sot lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku u konstatua se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë.

Nga aty, u kërkua dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, Kushtrim Munishi dhe vartësve të tij, për siç thanë, mostrajtimin e duhur të këtij rasti.

Kjo organizatë gjatë së martës kishte mbajtur aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës me thirrjen “Kundër shtetit që i vret gratë”, lidhur me këtë çështje./eo

Të ngjashme