Google ADS

Protestë për ajrin e ndotur në Mitrovicë

11:58 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Banorët e Lagjes së ”Boshnjakëve” dhe ”2 korriku” në Mitrovicë, kanë protestuar për ajrin e ndotur që po i shkaktojnë dy fabrika të riciklimit të vajrave motorike.

Protestuesit doli t’i takoj kryetari Agim Bahtiri i cili u premtoi banorëve që pas 1 jave nëse Ministria e Mjedisit nuk ndërmerr masa do të dal bashkë me ta të protestojnë kudo që ata duan.

Bahtiri tregoi shkresat që i ka drejtuar ministrisë për tërheqjen e lejes mjedisore për këto fabrika por që nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Banorët thanë se protestën e radhës do ta bëjnë në Prishtinë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme