Protestë para Kuvendit, të ratifikohet Demarkacioni

10:53 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Fondacioni i Kosovës për Inovacione dhe disa OJQ të tjera kanë organizuar një protestë para kuvendit ku kërkohet ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit, raporton arbresh.info

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë duke marrë pjesë.

“Duam liberalizim e jo izolim”, “Voto demarkacionin, zhblloko rininë”, “Zhbllokoni qytetarët”, janë disa nga parullat e vendosura para Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë tashmë ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit me të vetmen pikë të rendit të ditës./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme