Organizata FEMakti ka paralajmëruar një marsh protestues kundër ngacmimeve seksuale ndaj grave në Prizren, i cili do të mbahet të dielën, duke filluar nga ora 13:00.
Sipas njoftimit, rastet e ngacmimeve seksuale janë duke u shtuar çdo ditë e më shumë.
“Rasti i fundit i tentimit të përdhunimit të një gruaje në rrugën e Marashit në Prizren, është tejet shqetësuese, veçanërisht marrë parasysh heshtjen institucionale ndaj këtij rasti. Rasti i tentimit të përdhunimit të një gruaje në Prizren si dhe ngacmimet e shumta seksuale, janë gjithnjë e më shumë duke i larguar gratë nga hapësirat publike. Kështu duke i frikësuar dhe izoluar ato. Në bazë të një raporti rreth sigurisë së grave në hapësira publike në Prizren, del që 70% e grave nuk ndihen të sigurta në hapësira publike, ndërsa 76% prej tyre janë ngacmuar gjatë shfrytëzimit të këtyre hapësirave. Hapësirat publike janë të dominuara nga burrat, te cilat ato tanimë kanë filluar të paraqesin edhe rrezik për gratë.
Ndërsa, është bërë një kohë e gjatë që gratë dhe vajzat e Prizrenit kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me lagje te caktuara të cilat nuk kanë fare ndriçim apo janë pjesërisht të ndriçuara , duke ia limituar mundësinë për të lëvizur të sigurta në orët e mbrëmjes. Në komunën e Prizrenit, gratë dhe vajzat e reja nuk ndihen të sigurta që të vetme, apo edhe në shoqëri të grave të tjera të marrin rrugën malore apo turistike për të shkuar në Kala.
E njëjtë frikë është edhe për shumë lagje të tjera. Andaj, edhe ndër kërkesat tona kryesore janë integrimi i ndriçimit të shtuar publik me kamera monitoruese si dhe prania e “policisë sociale” në mënyrë që këto hapësira të jenë në mbikëqyrjen e policisë. Kështu me shtimin e sigurisë në këto hapësira publike do të krijohet një mundësi për parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve seksuale dhe krijimin e një ambienti të sigurtë për gratë”, thuhet në njoftim.
Sipas FEMakti, e drejta për hapësira publike nuk mund të mohohet ngase ajo është një e drejtë njerëzore që i garantohet të gjithë qytetarëve. Për më tepër, rastet e ngacmimeve seksuale dhe tentimet të përdhunimit janë raste të papranueshme dhe duhet të merren masa të menjëhershme.
“Ne, si grup i vajzave dhe grave të komunës së Prizrenit së bashku me qytetarët kemi vendosur të protestojmë. Këtë të diele në ora 13:00 në rrugën e Marashit do të protestojmë në mënyre simbolike, me kërkesën që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për t’i parandaluar këto dukuri. Ndërsa, ne jemi të vendosur që të vazhdojmë të protestojmë deri sa kërkesat tona të realizohen dhe të ketë siguri për të gjithë”, thuhet në njoftim.
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...