Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se po shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura serbe tash e përtej dy dekadash.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sejdiu theksoi se Beogradi nuk e ka hallin e paqes, por duan destabilizimin e Kosovës dhe përtej saj, përcjell Arbresh.info.
“Ditët e sprovave të mëdha. Tash e sa ditë në komunat e veriut të Kosovës, ku ka një shumicë të komunitetit serb, grupe të organizuara po kundërshtojnë me dhunë e përgjakje stabilizimin e jetës së qytetarëve dhe të vet institucioneve të shtetit të pavarur – Republikës së Kosovës, duke dashur të vazhdojnë me anarki”, ka shkruar Sejdiu.
“Të nxitura e të përgatitura në vazhdimësi nga Beogradi ato me dhunë e sulme ndaj policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it, ato duan të nxisin gjakderdhje sikur që vepruan sot ndaj policëve dhe ushtarëve. Nuk e kanë hallin e paqes e të demokracisë, por përkundrazi duan destabilitetin e Kosovës dhe përtej saj”, ka thënë ai.
Tutje, Sejdiu ka shtuar se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të thellojnë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, “prirë nga SHBA-të për të kapërcyer këtë gjendje që provokon paqen dhe stabilitetin”./Arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...