Google ADS

Protestat e shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu intervistohet nga autoritetet serbe

12:02 | 25 Dhjetor 2024
E.H

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar është intervistuar sot nga prokuroria e Serbisë  për protestën e mbajtur me 12.08.2024 në Luginë.

Me anë të një postimi në Facebook, Lutfiu tha se arsyeja e thirrjes ishte vendosja e dy bilbordeve pa leje dhe mos pagesa e taksave për vendosjen e tyre, shkruan Arbresh.info.

“Gjatë intervistës kuptova se arsyeja e thirrjes është protesta e organizuar më datë 12.08.2024, konkretisht për shkak që për vendosjen e dy bilbordeve(njoftimeve të protestave) nuk kemi marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe për vendosjen e tyre nuk kemi paguar taksën e paraparë. Kjo procedurë nga Prokuroria është ngritur si rezultat i një shkresë anonime. Lidhur me këtë rast nuk u deklarova për shkak që nuk është respektuar procedura e thirrjes”, ka shkruar Lutfiu.

“Gjithashtu paraqita vërejtjet e mia për mungesën e një përkthyesi të liçensuar në qytetin ku shqiptarët përbëjnë mbi 60% të popullësisë. Imagjinoni, një qytetar serb me emër dhe mbiemër kërkon zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH, një zyrtare policore na quan minjë neve që protesuam në Medvegjë, ndaj tyre nuk është ngritur procedurë, ndërsa kanë nisur procedurë për një protestë paqësore e organizuar në gusht të këtij viti në Bujanoc. Sa më i madh të jetë presioni për të na heshtur, aq më i madh do të jetë volumi jonë”, shtoi Lutfiu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme