Me rastin e 20 vjetorit të demonstratave të studentëve të vitit 1997 në Prishtinë, Alter Habitus-Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, Qendra për Studime të Evropës Juglindore, Universiteti i Grazit dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë konferencë ndërkombëtare për lëvizjet shoqërore në Kosovë, gjatë dhe pas socializmit.
Jeta Rexha nga Alter Habitus, Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, tha se në këtë konferencë do të jenë shumë pjesëmarrës dhe ish udhëheqës në protestave studentore edhe të vitit 1997.
Kurse Tahir Latifi, ligjërues në Departamentin e Antropologjisë, tha se ideja për këtë konferencë ka ardhur për të shënuar 20 vjetorin e protestës.
“Kjo konferencë erdhi për të parë se çfarë narrativi është krijuar nga lëvizjet shoqërore. Rasti i Kosovës ka qenë kombinim i nacionales dhe sociales. Edhe në vitin ’81, është filluar për kushte më të mira, por ka qenë një synim nacional”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.
Latifi, vlerësoi se protesta studentore e vitit 1997, ndryshoi qasjen ndaj Kosovës, pasi që edhe në atë vit doli në skenë UÇK-ja.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...