Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ishte sot në terren në kohën kur qytetarët serb kanë protestuar në sheshin “Car Llazar, në Mitrovicën veriore kundër hapjes së Urës së Ibrit.
Në reagim, KFOR ka thënë se protesta ka përfunduar pa shqetësime.
“Trupat e KFOR-it ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë. Demonstrata vazhdoi pa ndonjë ndërprerje të raportuar apo shqetësime sigurie. KFOR nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet mes tjerash në njoftim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...