Google ADS

Protesta në sheshin ‘Skënderbeu’, në Ditën e Pavarësisë

14:08 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, po protestojnë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Një numër i madh i qytetarëve kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” duke mbajtur pankarta në duar me fotografi e thirrje të ndryshme, shkruan arbresh.info.

Kjo protestë është organizuar për siç thuhet, padrejtësitë e bëra ndaj shqiptarëve në burgjet e Maqedonisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme