Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikave kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta.
Arbresh.info ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshanin, për të pyetur se si është situata atje.
Elshani tha se situata për momentin është e qetë dhe se çdo gjë është në rregull.
Duke shtuar se në rast të ndonjë eskalimi ata(policia), janë aty.
Ndryshe, QKMK të premten njoftoi se janë paralajmëruar protesta, duke shtuar se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
QKMK-ja thirrje qytetarëve që t’i shmangin pikat kufitare me Serbinë
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...